Abdelhami Abaaound, 27, caku i bastisjeve të policisë, koka e sulmeve në Paris

Njeriu që besohet se qenë koka kryesore e sulmeve në Paris, është targeti i bastisjeve të mëdha të policisë franceze në periferi të Parisit.

Abdelhami Abaaound, 27, mendohej që jetonte në Siri por është identifikuar nga burimet e policisë si fokusi i aksionit të sotëm. Është nga Belgjika dhe ka jetuar në Molenbeek në Bruksel që njihet të jetë “kryeqyteti i xhihadistëve” në Evropë.

Ai dyshohet të ketë qenë koka e sulmeve vdekjeprurëse me bomba dhe armë në një stadium të futbollit, sallë koncerti dhe disa restorante në Francë gjatë ditës së premte.

Gjithashtu besohet se ka pasur në plan të kryes disa veprime të tjera mizore në Evropë.

Ai gjithashtu është një prej ekzekutuesve kryesor në Siri. Fotografia e tij, kjo që shihni, është marrë nga një video ku ai shihet se transportonte trupa të gjymtuar njerëzish në një varrezë masive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button