​Francë, vëllai e thërret vëllain: Dorëzohu!

Vëllai më i madh i Salah Abdeslam, i cili po kërkohet nga e gjithë bota nën dyshimin se kishte të bënte me sulmet terroriste të javës së kaluar në Paris, po bën i bën thirrje atij që tu dorëzohet autoriteteve.

“Do t’i them që të dorëzohet. Kjo është zgjidhja më e mirë”, i tha CNN’së Mohamed Abdeslam, vëllai i Salah.

“Nëse ai ka të bëjë diçka me këtë çështje, ai duhet të pranojë përgjegjësinë”, theksoi ai.

Lutja erdhi pasi burime te afërta të CNN me hetimet thonë se ka një ‘dyshim të fuqishëm’ se një i dyshuar tjetër përveç Abdeslam.

Vëllai tjetër i Abdeslam, 31 vjeçari Ibrahim, ishte në mesin e 6 terroristëve që të premten vranë vetën në një restorant në Paris, duke plagosur tre persona.

Në sulmet e së premtes në kryeqytetin Francez mbetën të vrarë 129 persona dhe mbi 350 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button