Konkluzionet duan fakte

[Recension: “Andrej Petrov dhe LSDM punësojnë njerëz me diploma falco në komunën Karposh”]

Lajmi i hartuar në mungesë të burimeve dhe citimeve është spekulim. Përfundimet të cilat i sjellë gazetari në një artikull profesional, duhet t’i mbështesë në fakte dhe dëshmi të qëndrueshme. Lajmi që po recensojmë nuk bazohet në asnjë burim dhe si i tillë në përmbajte nuk ka asnjë citim.

Andrej Petrov dhe LSDM punësojnë njerëz me diploma falco screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Andrej Petrov dhe LSDM punësojnë njerëz me diploma falco në komunën Karposh”

Data dhe koha e publikimit: 16.11.2015

Data e recensionit: 17.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në këtë rast, akuzohen subjekte dhe persona, por që gazetari nuk ka kërkuar qëndrim nga asnjëra palë e përfshirë në tekst.

Nga komuna Karposh për “Republika” deklarojnë se personat kanë deklaruar diploma të falcifikuara me arsim të lartë a në fakt ato kanë diploma të mesme apo shkolla të larta.
Një person është munduar që të trgojë një diplomë falco por është zbuluar nga organet dhe kryetari i komunës. Personi ka dashur të aplikojë për punë me diplomë fakulteti derisa ka pasur të mbaruar vetëm shkollën e mesme.

Si mund ta besojë lexuesi këtë që pretendohet pa pasur asgjë për tu besuar aty. Përfundimet e sjella pa fakte nuk e bëjnë artikullin bindës dhe kjo bën që lexuesi të krijojë përshtypje se bëhet fjalë për një artikull të sajuar.

Në rastin e tyre bëhet fjalë për person me diplomë falco në sektorin e revizionit, vend që duhej me shkollim të lartë.
Personi i tretë me diplomë falco ka dashur të punësohet si ndihmës udhëheqës a ka pasur shkollë të lartë për një funksion serioz.
Këto persona janë larguar nga funksionet dhe nga komuna bëjnë të ditur se kanë marë masa për verifikimin e dokumentacionit.

I gjithë teksti flet për diploma të falsifikuara, ndërsa për këtë gjë nuk është kërkuar qëndrim nga Komisioni për arsim i cili ka për detyrë detektimin e diplomave të falsifikuara dhe verifikimin e atyre për të cilat ka dyshime për falsifikim. Për këtë gazetari është dashur të njoftoj edhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, por ai ka vlerësuar se një gjë e tillë nuk është me rëndësi. Mungesa e gjitha palëve të nevojshme në tekst, e bën këtë artikull joprofesional dhe spekulativ. Gazetari nuk guxon t’u shmanget fakteve dhe dëshmive, kurse dyshimet e paverifikuara duhet t’i theksojë. Në rastin konkret nuk kemi një veprim të tillë nga autori i këtij teksti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button