SHBA, punonjësit përjashtohen nga puna për shkak të namazit

Së paku 24 myslimanë, punonjës të kompanisë amerikane DHL kanë humbur punën e tyre, pasi ua ndaluan faljen e namazit në kohën e punës.

Ky veprim i kompanisë së transportit ujor, ajror dhe tokësor ka shkaktuar zemërim tek myslimanët e punësuar në departamente të ndryshme, e që më pas ka pasuar në ngritjen e ankesave me shkrim. Sipas ligjeve në fuqi, shkelja e të drejtave fetare ndalohet me rregullore.

Ndërsa avokatët e punonjësve mysliman thanë se po kërkojnë të gjitha mjetet juridike në dispozicion që ata të kthehen në punë dhe të dëmshpërblehen për shkeljet që u janë bërë. DHL-ja deri më tani ka refuzuar të komentojë lidhur me rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button