Ambasada e Britanisë: Jemi të zhgënjyer nga dhuna e opozitës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë shpreh kënaqësinë që projektligji i Buxhetit u miratua në lexim të parë.

Përmes një deklarate për media, Brtiania e Madhe shprehet e zhgënjyer me dhunën e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Sot u mblodh seanca e Kuvendit për leximin e parë të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës. Ne jemi të kënaqur që deputetët patën mundësi të diskutojnë këtë pjesë të rëndësishme të legjislacionit dhe të vënë në dukje edhe shumë detyra tjera që duhet të ndërmerren në Kuvend. Por, ne jemi të zhgënjyer nga përdorimi i përsëritur i dhunës nga ana e opozitës për të ndërprerë funksionimin e Kuvendit. Është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës që procesi legjislativ të jetë në gjendje të vazhdojë punën i papenguar dhe ne i bëjmë përsëri thirrje opozitës të heqë dorë nga dhuna dhe të respektojë institucionin e Kuvendit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button