Gjermani, arrestohen tre persona në lidhje me sulmet në Paris

Policia gjermane bëri të ditur se tre persona, përkatësisht një mashkull dhe dy femra janë arrestuar sot në qytetin perëndimor Alsdord, në afërsi të kufirit me Belgjikën, nën dyshimet se kanë pasur lidhje me sulmet terroriste në Paris që lanë të vdekur 129 persona dhe mbi 300 të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë gjermane tha për agjencinë e lajmeve DPA se “policia ka marrë informacione se një nga të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmet në Paris, mund të qëndronte në rajonin tonë.”

E përjavshmja gjermane “Der Spiegel” raporton se tre personat e arrestuar janë shtetas të huaj, dhe janë të dyshuar për lidhje me një nga të dyshuarit kryesorë të sulmeve në Paris, shtetasin 26-vjeçar të Francës, Salah Abdeslam.

Autoritetet franceze kanë shpallur në kërkim Abdeslamin pas sulmeve terroriste në Paris të premten në mbrëmje, ku 129 persona kanë humbur jetën.

Raportohet se Salah Abdeslam kishte marrë me qera një Volkswagen Polo në Belgjikë me të cilin janë transportuar sulmuesit në objektivat e tyre.

Ai thuhet të ketë qëndruar në Gjermani për disa kohë dhe ka hyrë në Austri më 9 shtator.

Sipas autoriteteve franceze, vëllai i tij Salah (31 vjeç), hodhi vetën në erë në afërsi të sallës së koncerteve Bataclan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button