Mustafa dhe Thaçi: Aktet e opozitës të çmendura dhe kriminele (VIDEO)

Kryeministri Isa Mustafa ka dënuar aktin e dhunës në Kuvendin e Kosovës nga opozita, raporton Portalb.

“Akt kriminal i disa individëve. Është e papranueshme një akt i këtillë. Ata që hedhin masa kimike, me cilat rrezikojnë shëndetin e përfaqësuesve diplomatikë dhe deputetëve. Kërkoj nga kompetentët të ndërmarrin masa. Kjo është përgjegjësi e institucioneve të drejtësisë. Kjo kalon politikën, këto janë veprime të dhunshme dhe duhet të përgjigjen”, tha Mustafa.

Zëvendës kryeministri Hashim Thaci ka dënuar aktet e opozitës duke i cilësuar të njëjtat si veprime të çmendura.

“Ne jemi të zgjedhur sikur ata që po ndërmarrin veprime kriminale. Ne jemi këtu për ta implementuar agjendën shtetërore, siç është buxheti i Republikës së Kosovës. Sot sulmi nuk ishte vetëm gazë lotsjellës por edhe helm nga deputetëve. Këta lider opozitar na kanë sjell në një situatë aspak të lakmueshme. Kujtoj se askush nuk mund ta ndaloj funksionimin e Kuvendit të Kosovës”, theksoi Thaçi, raporton Portalb.

Ende pa filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, është ndërprerë pasi që ka pasur përplasje fizike.

Siç raporton KTV, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është përplasur me forcat e sigurisë në sallën e Kuvendit.

Raportohet se Kurti ka drejtuar sprejin lotsjellës në drejtim të ministrave, kur edhe ka ndërhyrë sigurimi.

Kryetari Veseli ka thirrur shefat e grupeve parlamentare në mbledhje në zyrën e tij.

Këtu mund të ndiqni LIVE ngjarjen në kuvendin e Kosovës. Në korridoret e Kuvendit të Kosovës mësohet se po përdoret gazi lotsjellës.

Madje, sigurimi i cili është i thirrur që të jetë edhe në sallë janë parë me gaz maska nëpër korridore./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button