Bota tri ditë pas sulmeve në Paris (VIDEO)

Parisi në mesditë ishte në heshtje. As një zë nuk u dëgjua as në Londër.

Në të njëjtën kohë situata ishte e ngjashme edhe në shumë metropole botërore.

Të gjithë po nderonin 129 viktimat e sulmeve terroriste të së premtes në kryeqytetin francez, njofton Klan Kosova.

Megjithatë zhurmë pati në një lagje të varfër të Brukselit. Forca të mëdha policore kishin rrethuar disa objekte në kërkim të dyshuarve për vrasjet në Paris. Një person u arrestua, por jo edhe 26 vjeçari për të cilin autoritetet mendojnë se ishte ideatori i sulmeve. Në fakt ai ishte ndaluar e më pas edhe liruar nga policia natën e sulmeve.

Bastisje pati edhe në Jeumont, afër kufirit francez me Belgjikën, në qytetin jugor të Grenoble si dhe në Toulouse – por është e paqartë nëse ato janë të lidhura me sulmet e Parisit.

Ndryshe 23 persona janë arrestuar dhe me qindra armë janë konfiskuar në një seri bastisjesh në kërkim të militantëve të dyshuar islamikë që po realizohen në të gjithë Francën.

E Shtetit Islamik  që ka marrë përsipër sulmin kërcënoi përsëri.

Kronikë nga Lirika Haliti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button