Le Pen: Të ndalet pranimi i refugjatëve në Francë

Politikanja franceze dhe kryetarja e partisë djathtiste, Fronti Kombëtar, Marine Le Pen, ka bërë thirrje të ndalet pranimi i refugjatëve në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

La Pen, tre javë para zgjedhjeve rajonale në Francë, ka thënë se njëri nga sulmuesit erdhi muajin e kaluar me refugjatët e tjerë në Greqi.

“Si një masë paraprake, Marine Le Pen bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme sa i përket pranimit të të gjithë refugjatëve në Francë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.
Ajo vuri në pah se ka një mundësi që, sipas mendimit të saj, në mesin e refugjatëve që vijnë në Evropë të ketë një numër të madh të terroristëve.

Përndryshe, organizata terroriste DAESH ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet në Paris, ku të premten u vranë 129 persona ndërsa mbi 350 u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button