Memeti: Buxheti 2016 vështirëson funksionimin e institucionit Avokati i popullit

Avokati i Popullit ka kritikuar Qeverinë, nga foltorja e Kuvendit, për faktin se ai është njoftuar për propozim buxhetin me anë të ueb faqes së Kuvendit. Ai ka akuzuar Qeverinë për vështirësim të punës së institucionit nëpërmes buxhetit, raporton Portalb

“Me këtë propozim buxheti institucioni i Avokatit të Popullit do ta ketë të vështirë funksionimin. Për këtë shprehi pakënaqësi. Avokati i popullit ka 5 vite që nuk ka pasur mundësi të punësojë asnjë kuadër, ndërkaq punën e kanë lënë disa persona. Është e pakuptimtë. Avokati popullit shpesh ka alarmuar këtë problem. Mungesë ka në çdo organ të institucionit tonë. Na mungojnë 14 hulumtues për të drejtat themelore të njeriut”, tha Memeti informon Portalb.

Ai thotë se nuk e di se si do ta kryejë detyrën pa punëtorë. Sipas tij, edhe Raporti i fundit i Progresit thotë se numri të punësuarve është shqetësuese.

“Dy vite Avokati i Popullit nuk ka zëvendës në Shkup. Unë nga foltorja apelojë që nëpërmes formave të ndryshme të mos e vështirësojnë punën e Avokatit të Popullit”, përfundon fjalimin e tij Memeti.

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në rend dite janë Propozimi i plotësuar i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 dhe Propozim vendimi për shpalljen publike për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button