Obama dhe Putin zhvillojnë bisedime joformale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar bisedime joformale në margjina të samitit të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, në Turqi.

Shtëpia e Badhë ka thënë se bisedimet 35-minutëshe janë fokusuar te kriza në Siri.

Dy liderët janë pajtuar se Sirisë i duhet tranzicion politik, që do të udhëhiqej nga vetë sirianët.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy liderët kanë biseduar edhe për konfliktin në Ukrainë dhe se Obama ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e rrëzimit të avionit rus, muajin e kaluar, në Gadishullin Sinai.

Sulmet në Paris, që kanë vrarë 129 veta, janë në krye të agjendës së samitit të G20-ës.

Duke folur në margjina të këtij takimi, zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Ben Rhodes, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Francën për të intensifikuar sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button