Përsëri alarm i rrejshëm në Paris, turma fillon të largohet me vrap nga sheshi (VIDEO)

E çuditshme se çfarë po ndodh me Parisin. Turma e mbledhur në Place de la Republique në Paris kanë filluar të vrapojnë dhe të largohen nga aty me fikën se janë dëgjuar të shtëna armësh, por gjithçka ishte një alarm i rrejshëm raporton Guardian dhe gazetari I BFM TV  i cili ishte në vendin e ngjarjes, njofton Klan Kosova.

Turma e njerëzve tash po kthehen në sheshin De la Republique përsëri, i cili është afër sallës së koncerteve të Bataclan.

Siç duket lajmi për të shtëna ishte një alarm i rrejshëm.

Redaktori i Channel 4, Ed Fraser, ka shkruar se turma për një moment ishte në panik sepse u tha se u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button