Sulmet në Paris, në “seat”-in e braktisur janë gjetur tre kallashnikovë

Përveç njërit nga dy automjetet për të cilët besohet se janë përdorur në sulmet terroriste në Paris, janë gjetur edhe armë për të cilat dyshohet se janë përdorur në sulmet, raporton Anadolu Agency (AA).

Në “seat”-in e braktisur me targa belge janë gjetur edhe tre pushkë të llojit kallashnikov

Prokurori i Parisit, Fransua Molins dje njoftoi se hetimi ka zbuluar se si në disa sulme janë përdorur dy automjete.

Molins tha se gjatë sulmit në “Petit Cambodge” në të cilin u vranë 10 dhe u plagosën 15 persona, janë përdorur kallashnikovë. I njëjti lloj i armës është përdorur, edhe gjatë sulmit në La Fontaine au Roi ku nga breshëria e të shtënave mbetën të vrarë pesë persona.

Në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme si dhe tri ditë zie pas sulmeve terroriste në Paris që vranë 129 persona, ndërsa 352 të tjerë u plagosën. Me këtë rast është gjetur një pasaportë siriane e sulmuesit 25-vjeçar në stadiumin Stade de France.

Përgjegjësinë për sulmet që ndodhën në disa lokacione të qytetit e mori përsipër organizata terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button