Xperia Z5 Premium vjen në Evropë

Xperia Z5 Premium tani ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar, dhe telefoni i avancuar i kompanisë Sony me cilësinë 4K tani mund të blihet nga fansat e tij britanik.
Megjithatë, nëse dëshironi që ta keni telefonin më të ri nga Sony të porositur nga tregu britanik, ju mund ta keni atë të zhbllokuar nga marrëveshjet me operatorët mobil përmes Unlocked-Mobiles në ngjyrë të zezë, krom dhe të artë metalike për 599 funta.

Për të gjithë ata që kanë harruar, Xperia Z5 Premium është modeli i parë i telefonit me cilësinë e ekranit në 4K, me densitet marramendës të pikselëve prej 806PPI.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe procesorin 2.0GHz Snapdragon 810 SoC, 3GB RAM, dhe 32GB memorie.

Ndërsa bashkë me telefonin e ri vjen edhe kamera e pasme me 23MP dhe mundësi të incizimit të videove në 4K, kamera e përparme me 5.1MP, lidhja për Wi-Fi ac, LTE si dhe bateria me 3,430mAh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button