​Papa Françesku: Sulmet në Paris pjesë e Luftës së Tretë Botërore

Papa Françesku i ka quajtur sulmet e mbrëmshme në Paris si një pjesë e Luftës së Tretë Botërorë që po vjen gradualisht.

Në një bisedë telefonikë, për televizionin TV2000- Papa Françesku tha se sulmet nuk janë njerëzore, transmeton Express.

“Unë po solidarizohem me njerëzit në Francë, me familjet e viktimave dhe unë po lutem për ta”, tha Papa.

“Nuk po mundem ta kuptoj, këto gjëra janë vështirë për tu kuptuar”.

Kurse kur ai u pyet për fillimin e Luftës së Tretë Botërorë, Papa Françesku tha se “kjo është një pjesë e tij, duke shtuar se “nuk ka asnjë fe apo njeri që mund ta justifikojë këtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button