Stavreski: FMN-ja konfirmoi, rritja ekonomike më e lartë nga e pritura

Rritja e ekonomisë së Maqedonisë  është më e përforcuar dhe më e mirë nga të gjithë pritjet tona, vlerësoi FMN-ja pas misionit të rregullt dhjetëditor në Maqedoni.

“I kemi përmirësuar parashikimet për zhvillim në vitin 2013 të rreth 2,5 përqindëve. Shtytësit kryesorë të rritjes janë investimet publike, rezultatet më të mira të neto-eksportit me kontributet e rëndësishme ose rritëse të eksportit nga ana e kompanive të huaja multinacionale”, theksoi shefja e misionit Ivana Vllatkova Kovar.

Politikat të fillojnë të spostohen në kuptim të përfundimit të ciklit të lehtësimit të politikës monetare dhe të zbatimit të zvogëlimit të lanifikuar të deficitit fiskal duke filluar me buxhetin për vitin 2014″, janë rekomandimet e FMN-së.

Edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski tha se ekonomia e Maqedonisë këtë vit rikuperohet më mirë nga ajo që është pritur. 

“Rezultatet në dhjetë muajt e parë janë mbi të projektuarat që na jep shpresë se deri në fund të vitit 2013 do të mund të realizojmë rezultate më të mira”, theksoi Stavreski.

BPV-ja në vitin 2013, tha do të jetë mes 2,5 dhe 3 për qind me mundësi për realizim më të mirë nëse realizohet skenari për rikuperimin shtesë të ekonomisë evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button