Marsh në Shkup: Refugjatët janë vetë viktimë e terrorizmit

“Ngjarjet e mbrëmshme në Paris, të mos lidhen me refugjatët” apeluan sot, qytetarë dhe aktivistë të organizatave joqeveritare në Shkup. Në radhën e parë të marshit ishte edhe ambasadorja e Francës në Shkup, Lorens Oer, e cila, me lot në sy, nuk pranoi të japë deklaratë për mediat.

Marshi u organizua nga disa organizata joqeveritare në Maqedoni së bashku me Komitetin e Helsinkit të cilët shënuar Ditën ndërkombëtare të tolerancës, 16 nëntori. Qëllimi i marshit, sipas tyre, është të mos harrohen dhe tu kushtohet më shumë kujdes refugjatëve nga Lindja të cilët kalojnë nëpër Maqedoni. Gjithashtu, ata kërkojnë nga autoritetet shtetërore dhe qytetarët që refugjatët të mos të konsiderohen si burim i terrorizmit pasi edhe ata janë viktimë e terrorizimin në vendin e tyre.

“Apelojmë që të mos ushtrohet dhunë fizike ndaj refugjatëve, kemi shumë raste që i paraqesin te ne. Apelojmë të mos shpërndahet gjuha e urrejtjes e cila mund të nxis më shumë dhunë si dhe apelojmë që sulmet terroriste të mbrëmshme në Paris ku humbën jetën një numër i madh i njerëzve të mos ndërlidhen me çështjen e refugjatëve. Ne sot me një minutë heshtje i nderuam të gjithë ata që humbën jetën në sulmet terroriste në Paris” tha Uranija Pirovska kryetare e Komitetit të Helsinkit.

Ata mbajtën një minutë heshtje, duke i përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste mbrëmë në Paris.

Jasmin Rexhepi, kryetar i OJQ-së “Legis “ tha se: “Refugjatet janë viktimë e terrorizmit në vendin e tyre dhe nuk mund askush ti konsiderojë ata si burim të terrorizmit, me këtë edhe si objektiv i antiterrorizmit. Ne duhet t’i mbrojmë dhe të tregojmë se këta njerëz nuk kanë lidhje më këta punë , dhe se terrorizmi nuk njeh fe, nuk njeh komb dhe nuk duhet t’i etiketojmë këta njerëz në atë mënyrë” tha Jasmin Rexhepi, kryetar i OJQ “Legis “.

Iniciativa erdhi me rastin e ditës së tolerancës dhe pas sulmeve të përgjakshme mbrëmë në Paris.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button