Bashkimi Evropian dhe Ketrin Eshton, nuk do të ndërmjetësojnë për emrin

Bashkimi Evropian dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme evropiane Ketrin Eshton, nuk duan që të ndërmjetësojnë në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, ashtu siç bënë për lehtësimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, njofton korrespodenti i MIA-s, nga Brukseli.

“Qëndrimi jonë për këtë çështje është i qartë. Ne e përkrahim procesin që zhvillohet për emrin nga Kombet e Bashkuara dhe japim kurajë që të gjendet zgjidhje  e pranueshme për të dyja palët me ndërmjetësin Nimetz”, thotë për MIA-n, Maja Koijançiç, zëdhënëse e Ketrin Eshton.

Lajme të ngjashme

Back to top button