Forcat ruse sulme ajrore në Idlib me bomba fosforike?

Lëvizja Nureddin Zengi pretendon se avionët rus kanë përdorur bombat fosforike në sulmin ndaj rajonit Cebel Ez-Zaviye, në afërsi të qytetit sirianë veriperëndimor Idlib, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i krahut politik të Lëvizjes Nurredin Zengi, Muhammed Yasir Al-Yusuf, ka thënë për AA se avionët rusë në rajonin e Idlibit kanë hedhur bombat fosforike, saktësisht në fshatin Binin. Yusuf tha se në këtë sulm janë plagosur disa persona.

Rusia në fund të shtatorit nisi sulmet ajrore ndaj qyteteve të shumta siriane, ndërsa siç pretendojnë, objektiv i tyre është organizata terroriste DAESH. Në anën tjetër, forcat opozitare në Siri pretendojnë se në 90 përqind të rasteve të sulmeve të deritanishme ruse, objektivë nuk ishin grupe radikale, por Ushtria Çlirimtare e Sirisë dhe grupet e tjera opozitare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button