Mediat greke komentojnë deklaratën e Gruevskit

Të gjitha mediat greke e transmetojnë deklaratën e djeshme të kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski në të cilën e vlerëson si pozitiv takimin e ndërmjetësuesit Methju Nimic me kancelaren Angela Merkel në Berlin.

“Katimerini” thekson se Gruevska ka thënë se është mirë që Gjermania detajisht të informohet për rrjedhën dhe përmbajtjen e procesit negociues për çështjen për emrin.

“Nuk mund të komentoj diçka ku nuk kam qenë i pranishëm. Tërësisht është e qartë pse Nimici është ftuar te kancelarja gjermane Merkel. Jemi në dijeni me çka merret ai dhe për cilën çështje është vendosur nga KB-ja dhe sigurisht se kjo ka qenë tema kryesore dhe qendrore. Është tërërisht e qartë se Gjermania dëshiron të ketë informacione më të sakta dhe më konkrete. Gjermania është serioze dhe ndoshta njëra prej lojtareve më të mëdha në Evropë në pjesën e ndodhive politike”, e transmetojnë të gjitha mediat këtë deklaratë të kryeministrit të Maqedonisë.

Gazeta “Naftemboriki” nënvizon se “Gruevski e ka theksuar rëndësinë e Gjermanisë, si faktor veçanërisht i rëndësishëm në ndodhitë politike në Evropë që të informohet mirë për atë që ndodh në periudhën e fundit në marrëdhëniet me Greqinë, sepse, siç theksoi, mundon se vendi i tij ka pozitë të drejtë dhe konstruktive”.

Nën titujt “Gruevski e vlerëson si pozitiv takimin Merkel-Nimic”, mediat greke, gjithashtu, theksojnë se për kryeministrin e Maqedonisë është pozitiv ajo që vendi i rëndësishëm si Gjermania në detaje është informuar për çështjen për emrin.

Portali informativ “Njuzbomb” komenton se “vlen të përmendet se pala greke aspak nuk e ka komentuar… aspak të dyshuarën, nëse jo edhe intervenimin diskursiv të Merkelit në çështje të pastër vendose për Greqinë”.

Gazeta “Real”paraprakisht ka shkruar se burimet diplomatike nuk e kanë fshehur shqetësimin e tyre për shkak të faktit se nuk kanë qenë të informuar për takimin Merkel-Nimic dhe se është “impresiv fakti që kancelarja gjermane edhe përveç asaj që ende ka konsultime për përbërjen e Qeverisë së re, ka gjetur kohë që të takohet me ndërmjetësin e KB-së”.

Lajme të ngjashme

Back to top button