Operacion anti-terrorizëm në Europë, mes 17 të arrestuarve edhe një kosovar (Foto)

Në një operacion të policisë italiane, me mbështetjen edhe të forcave të tjera evropiane, janë arrestuar 17 persona të akuzuar për krijimin e një organizate terroriste ndërkombëtare, ku mes tyre figuron edhe një shtetas nga Kosova me emrin Eldin Hoxha.

Operacioni është bërë në disa shtete të ndryshme evropiane. Tre arrestime janë bërë në Norvegji, ku në pranga ka rënë Mullah Krekar, truri i organizatës, i cilësuar si mbështetës i ISIS-it.

Ky i fundit, i burgosur në Norvegji, vazhdonte nga burgu të ishte guida ideologjike dhe strategjike e organizatës me përhapje në të gjithë Europën, përfshirë dhe Italinë.

Celula italiane e organizatës është “shumë aktive, – thonë hetuesit, – para së gjithash në aktivitetin ideologjik dhe të mbështetjes logjistike”.

Image

Përdorimi i internetit, shpjegojnë hetuesit, “ka lejuar të dyshuarit të anulojnë largësitë mes rezidentëve në vende të ndryshme evropiane, duke u lejuar atyre një kontakt të fortë dhe periodik të grupit, përmes bisedave virtuale me kreun e tyre shpirtëror”.

Mes të arrestuarve figuron edhe Abdul Rahman Nauroz, i cili rezulton se ka qenë shumë aktiv në rekrutimin e aspiruesve si xhihadistë, si përmes internetit, ashtu edhe përmes leksioneve që mbante pikërisht në apartamentin e tij në Merano, vend i mbledhjeve sekrete për celulën xhihadiste.

Image

Nga 17 të arrestuarit, 16, mes të cilëve Krekar, janë kurdë, ndërsa njëri është shqiptar nga Kosova shkruajnë mediet italiane.

Kosovari Eldin Hoxha luante një rol të rëndësishëm në aktivitetin e celulës terroriste “Rawti Shax” në territorin italian.

Me anë të Abdul Rahman Nauroz e dy përgjegjësve të degëve të kësaj celule në Suedi e Zvicër u realizua financimi i udhëtimit me 780 euro për kosovarin Hoxha nga Turqia drejt Sirisë më 1 janar të 2014.

Nisja e udhëtimi i Eldin Hoxhës drejt Sirisë është monitoruar nga investiguesit e trupave speciale italiane, deri në kalimin e kufirit turk drejt Sirisë ku kosovari ka mbërritur në një kamp stërvitjeje luftëtarësh të ISIS. Në shkurt të 2014 Eldi Hoxha është kthyer me urgjencë në Itali përmes Zvicrës.

Në hetime kanë bashkëpunuar autoritetet gjyqësore të policisë së Britanisë së Madhe, Norvegjisë, Finlandës, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Grupi kishte si synim hyrjen në territoret evropiane, në veçanti në vendet e ulëta, ku synonin të kërcënonin popullatën përmes aksioneve të dhunshme, sidomos në Norvegji, si shantazhi për lirimin nga burgu të Mullah Krekar, i arrestuar nga autoritetet norvegjeze në 27 mars 2012 ose kundër objektivave perëndimorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button