Selmani: Edhe Brukseli e ka dalluar përzierjen e qeverisë në mediat tona

Brukseli thotë se Maqedonia shënon regres në fushën e lirisë së fjalës dhe të mediave, duke përmendur arsyet që kanë shkaktuar këtë gjendje, siç janë dhuna dhe frikësimi i gazetarëve, ndërhyrjet e qeverisë në politikat redaktuese të mediave dhe ndikimi përmes reklamave qeveritare. Ky ishte qëndrimi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, në njoftimin për mediat nga kryetari i kësaj shoqate Naser Selmani, njofton Portalb.

“Për herë të parë, Komisioni drejton gishtin nga televizionet kombëtare Sitel, Kanal 5, Alfa dhe RTM duke i akuzuar për raportim joprofesional në dobi të pushtetit dhe për raportim selektiv ndaj opozitës dhe sektorit civil. Brukseli, këtë vit vlerësoi edhe punën e dy shoqatave të gazetarëve, duke saktësuar se MAN shpeshherë përfaqëson qëndrime pro pushteti.” – u shpreh Selmani. Ai theksoi se KE në të gjithë raportet, ka veçuar edhe çështjen e reklamimit jo transparent të qeverisë duke theksuar se këto reklama bëhet në mediat pro-qeveritare dhe si pasojë ndikon në punën e tyre të raportimit. Gjithashtu Selmani përmendi se sa i takon RTM-së raporti flet për mungesën e informimit të balancuar dhe mungesën e burimeve të qëndrueshme dhe të pavarura të financimit në këtë medie.

“Në raportin e KE-së nuk është bërë asnjë vlerësim selektive ose njëanshmëri sa i takon vlerësimit të punës së mediave. Ata kanë përzgjedh anët negative të të gjithë mediave pa dallim.” – shtoi Selmani.

I pyetur për fjalimin e mbrëmshëm të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili tha se gazetarët, analistët dhe publicistët që kritikojnë BDI-në e cila është një vlerë kombëtare, i marrin të ligat, i marrshin të keqen BDI-së, Selmani tha “Kjo është një sjellje e papërgjegjshme dhe jo serioze e një politikani i cili duket se është në perëndim të karrierës së tij politike prandaj këtë gjë nuk duhet ta marrim seriozisht”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button