Ajri i ndotur në Gazi Babë, Tetovë dhe Karposh

Gazi Baba, Tetova dhe Karposhi sot në mëngjes janë komunat më të ndotura në Maqedoni. Koncetrimet e grimcave PM10 janë mbi 100 mikrogramë në metër kub. Koncentrime më të larta nga e lejuara ka edhe në ajrin në Qendër, Lisiçe, te Rektorati, Manastir dhe në Kërçovë.

Stacionet e matjes në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tregojnë koncetrim të grimcave PM10 në Gazi Babë prej 159 mikrogamë, në Tetovë 112, në Karposh 103, në Manastir 82, te Rektorati 80, Lisiçe 78 dhe Kërçovë 49.
Në stacionet tjera të matjes sot në mëngjes janë matur koncetrime të grimcave PM10 në suaza të së lejuarës deri më 35 mikrogramë në metër kub.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button