Ushqimet e shëndetshme për nënat gjidhënëse

Kur ju jeni nënë gjidhënëse duhet të kujdeseni maksimalisht për atë që hani sepse ju nuk po ushqeni vetëm veten, por edhe foshnjën tuaj. Ja disa ushqime që duhet t`i hani:

Është e rëndësishme për të ngrënë ushqim të llojllojshëm duke përfshirë:

* sasi të mjaftueshme të pemëve dhe perimeve (të freskëta, të ftohta, të konservuara, ose në formë të lëngjeve), si burim i rëndësishëm i vitaminave, * drithëra si bukë, brumëra, oriz dhe patate për energjinë shtesë që iu nevojitet, * mish pa dhjam dhe mish të pulës, peshk, ve si burim i rëndësishëm i proteinave të nevojshme,

* qumësht dhe produktet e tij si djathë, kos – si burim i rëndësishëm i kalciumit dhe proteinave.

Nevojat për lëngje janë diçka më të mëdha. Më së miri është që uji dhe lëngjet të pihen sipas etjes e cila te shumica e nënave gjidhënëse është më e rritur. Mund të pihen lëngje të pemëve, qumësht ose kos i holluar. Nuk është e vërtetuar se ndonjë pije e veçantë apo qumështi kanë ndikim galaktogjen (rrit sasinë e qumështit të prodhuar), por nëse ju vëreni se ndonjë nga pijet e veçanta ka ndikim të tillë, vazhdoni të pini. Tek ne në popull është e njohur se, kosi i holluar, ka një veprim të tillë; po ashtu nga përvoja e disa nënave gjidhënëse, lëngu i portokallit dhe lëngu i limonit kanë një veprim të tillë.

Është mirë që çdo herë para gjidhëniës të pihen një ose dy gota ujë ose lëngje. Nëse keni etje, kjo do të thotë se nuk pini shumë, nëse urinoni rrallë dhe urina juaj ka ngjyrë të errët dhe erë të rëndë, po ashtu është shenjë se nuk pini sa duhet. Pirja, posaçërisht duhet të rritet kur djersiteni (si gjatë verës apo kur aktiviteti i juaj fizik është i rritur). Duhet të keni kujdes për sasinë e kafesë dhe të çajit indian (çaji i rusit), pasi përbërësit e tyre mund të kalojnë në qumështin tuaj dhe të ndikojnë në gjumin e foshnjës ose ta bëjnë atë të bezdisshëm; po ashtu duhet t’iu shmangeni pirjes së pijeve alkoolike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button