Ushqimet që duhet të shmangin femrat gjatë ushqyerjes me gji

Gjatë shtatzënisë nënat e reja duhet të bëjnë shumë kujdes në atë se çfarë hanë, dhe e njëjta gjë duhet të vijojë edhe pas lindjes, sidomos në periudhën e ushqyerjes së foshnjës me gji. Kjo pasi janë disa ushqime që femrat duhet t’i shmangin si të dëmshme per foshnjën.

Ushqimet duhet zgjedhur kryesisht mbi bazën e shijes, e cila transmetohet në qumsht dhe mund të jetë e bezdisshme për fëmijën, madje kjo mund ta shtyjë që ta lërë gjirin. Por ka edhe disa elemente të tjera që mund të jenë te dëmshme per beben, siç mund të jetë alkooli i cili duhet eliminuar plotësisht, mishrat e egër, mishi i konzervuar, pjeshkëet dhe dredhëzat, që mund të transmetohen në organizmin e nënës dhe të kalojnë më tej tek foshnja.

Nuk këshillohen erëzat, hudhra, pasiqë shija e tyre përcillet te qumështi dhe fëmija nuk e do. Kujdes i veçantë duhet treguar edhe ndaj ëmbëlsirave dhe çokollatës, nëse këto të fundit konsumohen në sasi të kontrolluar nuk janë të dëmshme, por nëse teprohet me to mund të shkaktohet diarre dhe fermentim te foshnja.

Gjithashtu edhe kafeina e konsumuar nga nëna mund të shkaktojë vështirësi te fëmija për të pushuar. Gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji këshillohet që mishi të piqet mirë dhe të mos konsumohet i gjallë, por edhe të lahen frutat dhe perimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button