OJQ: Nuk zbatohet ligji kundër dhunës në familje!

Ligjet nuk zbatohen ashtu siç duhet, institucionet nuk reagojnë shpejtë pas njoftimit për dhunën, ndërsa qendrat e pranim-strehimit, ku duhet të përkujdesen dhe të mbrohen viktimat, nuk janë funksionale dhe janë në numër të vogël. Këto janë  vërejtjet që sot u prezantuan në konferencën rajonale për mbështetjen e  grave – viktima nga dhuna familjare. Organizatat joqeveritare për të drejtat e grave kërkojnë që sa më shpejtë të ratifikohet Konventa e Stambollit, me të cilën shteti do të detyrohet të sigurojë mbrojtje nga kjo lloj dhune, njofton TV 21.

“Konsiderojmë se ratifikimi i Konventës për të cilën sot bisedojmë dhe që të gjitha shtetet rajonale e kanë, Shqipëria, Turqia e kanë ratifikuar, e mos të flasim për shtetet Evropiane dhe në botë. Vetëm Maqedonia nuk e ka ratifikuar. Edhe pse ekziston ligji kundër dhunës në familje, ai nuk është i qartësuar mirë. Gjëja e dytë është se nuk ka mbrojtje dhe dënim për autorët”, thotë Savka Todorovska nga Këshilli Nacional për barazi gjinore.

Neda Çallovska nga “Komiteti i Helsinkit”, thotë se ligji për mbrojtje nga dhuna familjare nuk i përfshin të gjitha format e dhunës në bazë gjinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button