Besimi për përmendjen e “bombave” në raport: Raporti është objektiv

Me vetë faktin që rekomandimi këtë radhë është i kushtëzuar do të thotë që Maqedonia ka marr raportin e progresit më të keq deri më tani nga Komisioni Evropian sa i përket përparimit të vendit në rrugën euro-atlantike. Këtë sot në një takim për gazetarët e konfirmoi edhe vetë zëvendëskryeministri për euro-integrime, Fatmir Besimi, njofton Portalb.

“Është me rëndësi që kemi rekomandim, edhe pse për dallim nga vitet e kaluar është i kushtëzuar, kështu që mund vet të vlerësoni a është shënuar përparim apo jo” tha mes tjerash Besimi.

Ai shtoi se si gjithnjë nuk e komenton përmbajtjen e raportit, por e sheh atë si dokument me rekomandime për punën që duhet bërë më tej.

“Raporti kërkon qasje serioze nga secili institucion. Është shumë me rëndësi që kemi rekomandim edhe pse është i kushtëzuar nga implementimi i marrëveshjes së Përzhinos. Komisioni do ta shqyrtojë rekomandimin sërish në pranverë pas zgjedhjeve” tha ai.

Në pyetjen e Portalb se edhe nëse Maqedonia i plotëson kushtet që do të thotë të zbatohet plotësisht Marrëveshja e Përzhinos dhe të bëhen reformat e patjetërsueshme, sërish do të mbetet çështja e emrit kusht për hapjen e negociatave, Besimi tha që do të kërkojë nga Brukseli që njëkohësisht të zhvillohen dy proceset paralele, negociatat për anëtarësim dhe për zgjidhjen e çështjes së emrit.

I vetëdijshëm që kjo ide nuk ka hasur mirëkuptim nga Brukseli që nga koha kur u shtrua për herë të parë kur ishte komisar për zgjerim Stefan Fule, dhe se nuk ka sinjale se do të aprovohet edhe këtë herë, Besimi tha që megjithatë Qeveria do të kërkon që të hapen negociatat të paktën për kapitujt kyç si që janë 23 dhe 24 ku janë dhe vërejtjet më të mëdha të Brukselit për ngecjen e Maqedonisë”.

Besimi për përmendjen e “bombave” në raport: Raporti është objektiv

Në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij për përmendjen e materialeve të përgjuara apo “bombat e Zaevit”, në raportin e ri të KE-së, ai në mënyrë diplomatike u përgjigj që nuk e komenton përmbajtjen, megjithatë për të, “raporti është objektiv”.

Në raport theksohet se “sfidat serioze të cilat kanë qenë dhe në vitet e mëparshme, tani janë më të theksuara dhe atë që nga kriza më e rëndë politike në vend e vitit 2001, me komunikimet e përgjuara të cilat siç shihet janë të përfshirë funksionarë të lartë shtetërorë, që tregon shkelje e të drejtave themelore të njeriut, përzierje në pavarësimin e gjyqësorit, lirinë e mediumeve, në zgjedhjet dhe partizimin dhe korrupsionin”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button