Maqedoni, lëshohen 4.444 vërtetime të reja për shtrimin e kërkesës për azil

Në 24 orët e fundit janë lëshuar gjithsej 4.444 vërtetime për shtetasit e huaj, prej të cilëve 2.324 janë të gjinisë mashkullore, 805 janë të gjinisë femërore, 1.168 janë fëmijë të cilët e mbështesin bartësin e vërtetimit, si edhe 147 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindin, të cilëve u është lëshuar vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për pranimin e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë lëshuar vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 1.944, Afganistanit 1.625. Irakut 496, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej 19.06.2015 deri 10.11.2015 deri në orën 24:00, u janë lëshuar vërtetime gjithsej 234.692 shtetasve të huaj, prej të cilëve 140.059 janë të gjinisë mashkullore, 35.101 janë të gjinisë femërore, 47.674 janë fëmijë të cilët e mbështesin bartësin e vërtetimit, si edhe 11.858 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindin, të cilëve u është lëshuar vërtetim për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë lëshuar vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 148.065, më pas Afganistanit 50.341, Irakut 18.465, Pakistanit 4.847, Iranit 4.670, Palestinës 1.958, Somalisë 1.226, Bangladeshit 1.065, Marokut 642, Kongos 509, Algjerisë 349, Libanit 345, Nigerisë 273 ndërsa të tjerët në numër më të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button