Komisioni Europian kritikon Turqinë mbi të drejtat e njeriut

Komisioni Europian ka akuzuar këtë të martë, Turqinë se ka dështuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Sipas një raporti vjetor mbi perspektivën e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian thotë se, në dy vitet e fundit ka pasur hapa prapa për lirinë e shprehjes.

Raporti i Komisionit Europian thotë : “Pas vitesh të tëra progresi në lirinë e shprehjes, në dy vitet e fundit në Turqi janë verifikuar hapa prapa”.

Gjithashtu, vijon dokumenti, situata e sigurisë është përkeqësuar ndjeshëm dhe është jetike që të rifillojnë bisedimet e paqes me rebenët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Gjithashtu, në dokument konstatohen të meta në funksionimin e gjyqësorit dhe ligjeve të reja që bien ndesh me standardet e BE-së.

Sipas “BBC”-së, publikimi i raportit bëhet në një kohë kur Bashkimit Europian i duhet ndihma e Turqisë për të kontrolluar flukset e refugjatëve.

Po ashtu, ai vjen pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan rifitoi shumicën e humbur në qershor.

Ndërkohë, i dërguari i “BBC”-së në Bruksel thotë se raporti i Komisionit përmban një sërë kritikash në adresë të Erdogan. Edhe pse emri i tij nuk përmendet, kritikat shkojnë në adresë të pushtetit të plotëfuqishëm të presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button