Nuk është triumf i Serbisë, por vetëfrenim i Kosovës!

Miq të dashur,

Fatkeqësisht moskalimi i verifikimit të vendimit të komitetit ekzekutiv në ASAMBLENË e UNESCOS për pranimin e Republikës së Kosovës në këtë asociacion ndërkombëtarë mjaft të rëndësishëm, nuk është triumf diplomatik i Serbisë por vetëfrenim i Kosovës.

Vetëfrenimi i Kosovës kishte të bënte me një ambient politik mjaft të tensionuar në Kosovë këtë vit dhe që po vazhdon akoma si rezultat i raporteve pozitë – opozitë. Pra vetëfrenimi ka të bëjë me etablimin e një imazhi tjetër fare të vendit karshi vendeve të botës dhe që dukshëm ka dobësuar kapacitetet edhe të institucioneve në Kosovë. Konsolidimi dhe shtetndërtimi kërkon një kulturë tjetër farë të komunikimit në mes të faktorëve politikbërës në Kosovë përfshirë këtu pozitën dhe opozitën.

Pra ky dështim diplomatik, në të ardhmen duhet të shërbejë si shembull tipik se kurdo herë që të bëhet fjalë për procedime të rëndësishme siç ishte ky i formatit për në organizatën ndërkombëtare të UNESCO-s, institucionet e vendit duhet të jenë në aksion të fuqishëm politik e diplomatik për të arritur synimet e Kosovës për integrim në institucionet ndërkombëtare botërore dhe të BE.

Dhe kryesisht nuk bëhet fjalë për urrejtje ndaj Kosovës as për ndonjë simpati ndaj Serbisë, por thjesht fjala është për interesa të nduart-nduarta të vendeve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO kësaj radhe. Por shanset dhe dyert për riaplikim do të jenë të hapura, andaj të ndryshojmë qasjen dhe kulturën për shtet ndërtimin e Kosovës, për tu ballafaquar dhe për tu sfiduar me diplomacitë e vendeve më të mëdha në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button