Adili: Ligji për kodin zgjedhor nuk paraqet vullnetin e popullit

Nuk është ndryshuar asgjë nga ligji i mëparshëm. Si do të pastrohen listat zgjedhore për këtë kohë të shkurtër, kur s’kemi ndonjë mekanizëm konkret!? Nuk është në këtë ligj vullneti popullit shqiptar,  kështu tha deputeti nga partia e Unitetit, Zylfi Adili, duke diskutuar në foltoren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në lidhje me propozim ligjin për Kodin e ri Zgjedhor, raporton Portalb.

Ai ka ngritur çështjen e votimit të diasporës.

“Nga kjo foltore i falënderohem ndërkombëtarëve të cilët ushtruan presion që Maqedonia të mos shkoj në ndonjë rrugë të pakthim. Disa e krahasojnë Përzhinon me Marrëveshjen e Ohrit. MO-ja ishte rezultat e një lufte, por sa kjo po aplikohet”, tha Adili, informon Portalb.

Kanë mbaruar sonte seancat e komisionit për paketën e ligjeve që partitë politike që nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos të premten arritën marrëveshje. Diskutimi më i gjatë ishte në ndryshimet në Kodin Penal dhe të ligjin për privatësi.

Deputet dhe koordinatori i Grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi tha se Ligji i privatësisë nuk është mjaft i mirë, por të mos pengojnë procesin, ata nuk do të bëjnë asnjë vonesë.

Ai tha se ky ligj parashikon që dhe lejon se kush do dhe si do të abuzojnë me privatësinë e njerëzve dhe se më të prekurat nga ky ligj do të jenë qytetarë.

Pas një seance dy orësh të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie. Ligjet aktualisht janë në seancë plenare./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button