Hakerët thyejnë paswordin e një faqe interneti të qeverisë britanike, e cila përdoret nga miliona njerëz

Hakerët mund të kenë thyer paswordin e një faqe interneti kyçe të qeverisë së Britanisë, e cila përdoret nga miliona njerëz, raporton the Daily Mail Online.

Software mashtrues janë vendosur fshehurazi në kompjuterët e njerëzve privat në shtëpitë e tyre, që mund t’i thithin të dhënat personale nga faqja e internetit të Qeverisë.

Ky site u lejon qytetarëve britanikë për të administruar aspekte të shumta të jetës së tyre publike, ku ata mund të aplikojnë për pasaporta dhe për të paguar tatimin mbi të ardhurat.

Ekspertët e sigurisë së informatikës kanë paralajmëruar se këta hakerë mund të përdorin informacionin për të marrë patentë shofer, pasaporta dhe numrat e sigurimit kombëtar që mund të përdoren për të kërkuar përfitimet ose punë për migrantë.

“Nuk ka të dhëna se kjo faqe e Qeverisë është shkelur apo kanë rrjedhur të dhënat në asnjë mënyrë. Qeveria ka shtuar përpjekjet e saj, duke investuar 860.000.000 £ në një Program Cyber për Sigurinë Kombëtare, por është thelbësore që të gjithë të din se si të mbrojnë veten e tyre”, ka thënë një zëdhënës nga Zyra e Kabinetit të Qeverisë Britanike.

Nga ana tjetër, ministri në hije i Punës Louise Haigh ka thënë për The Sun, se kjo që ka ndodhur është një shkelje e madhe e të dhënave dhe informatave personale të mijëra individëve, që sipas tij, është shumë e frikshme.

Të dhënat në këtë site të Qeverisë përfshijnë informacion të ndjeshme personale, por nuk është e qartë nëse qeveria edhe e di shkallën e shkeljes ose të cilat individët kanë qenë viktimë e këtij site”, ka thënë më tej, Haigh./Bota sot/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button