OEMVP në Çikago, në Konferencën “Mundësitë globale me Kosovën”

Me ftesë të dhe nën organizimin e Asosacionit të Intelektualëve, Afaristëve dhe aktivistëve Amerikano-Shqiptar, Odës Ekonomike Amerikano-Izraelite, Qeverisë së Izraelit – Misionit ekonomik në Miduest, Asosacionit të Grave Amerikano-Shqiptare, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në një delegacion të përbërë nga Kryetari Nebi Hoxha, Kryetari i Kuvendit, Kasam Zendeli dhe Nënkryetarit Mendi Qyra, me datë 11 dhe 12 Nëntor, do të jetë e pranishme në Konferencën Ekonomike “Mundësitë globale me Kosovën”, në Çikago.

Kjo është një Konferencë shumëpalëshe, në nder të  Atifete Jahjaga, presidente e Republikës së Kosovës dhe njëherit gruaja e parë që mban këtë pozitë në Ballkanin Perëndimor. Programi përfshin panelistë që përfaqësojnë shtetin e Izraelit dhe zyrtarë ekonomike nga shteti i Illinois dhe qyteti i Çikagos. Delegacioni me në krye znj. Jahjaga do të prezantojë mundësitë e investimit në Kosovë, rrjetëzimet e mundshme mes bizneseve shqiptaro-izraelite, mundësitë që ofron Kosova si shteti më i ri në Ballkan dhe ngjashëm.

Duke patur parasysh kapacitetet e bizneseve vendore dhe hyrjes direkte në tregje kombëtare, mënyra më e lehtë dhe më e kapshme për bizneset tona është rrjetëzimet e këtij lloji – theksoi Kryetari Nebi Hoxha në fillim të kësaj Konference. Delegacioni i OEMVP-së, përveç konferencës do të vizitojë më pas disa nga bizneset dhe afaristët më të fuqishëm shqiptar, izraelit dhe amerikanë të cilat kanë shfaqur interes për të hyrë në tregun ballkanas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button