Turqi: Arrest me burg për 17 të ndaluar në operacionin “Strukturat e Shtetit Paralel”

Në operacionin e ndërmarrë në 18 qytete të Turqisë me qendër qytetin Izmir kundër “Strukturave të Shtetit Paralel” ku u ndaluan 36 persona, gjykata për 17 persona ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e qytetit Izmir dërgoi dosjet e 36 të akuzuarve në gjykatë pas përfundimit të hetimit, ku gjyqtarja Dilek Çeliktaş ftoi të akuzuarit në sallë bashkë me avokatët e tyre për të shprehur vendimin për masën e arrestit ndaj tyre.

Gjykatësja për 17 persona vendosi masën e arrestit me burg, ndërsa për 15 persona të tjerë vendosi lirimin e tyre me kusht të kontrollit gjyqësorë.

Mes të arrestuarve gjenden ish-drejtori i Policisë së Izmirit, Ali Bilkay, inspektorët e shërbimit civil Ferda Ileri dhe Ahmet Kaya, drejtori i policisë së gradës së 2-të, Mehmet Ali Şevik, drejtori i policisë së gradës së 3-të, Behzat Tozcu dhe drejtori i policisë së gradës së 4-të, Yusuf Uzşen.

Të arrestuarit më pas u dërguan në burgun e sigurisë së lartë të tipit F në Kırıklar Buca.

-Operacioni-

Në operacionin e ndërmarrë në 18 qytete të Turqisë me qendër qytetin Izmir kundër “Strukturave të Shtetit Paralel” u dha urdhër arresti për 57 persona, ku mes të cilëve ndodheshin drejtorë policie dhe policë. Nga këto të dyshuar u arrestuan 49 persona, ku 13 prej tyre u liruan pasi u morën në pyetje. Ndërsa theksohet se sipas dosjes 8 të tjerë duke përfshirë edhe liderin e organizatës Fetullah Gülen janë në kërkim.

Kryeprokuroria e qyteti Izmir pati njoftuar se këto persona janë marrë si të dyshuar të cilët gjatë procesit të dosjes hetimore e cila njihet si “çështja e spiunazhit ushtarak në Izmir” të cilët nën udhëzimet dhe drejtimin e “Organizatës terroriste Fethullahçi/Strukturat e Shtetit Paralel” (FETÖ/PDY) pretendohet se kanë patur qëllimin të kryejnë parregullsi të qëllimshme dhe të njëanshme, si dhe eliminimin e burokracisë shtetërore dhe të Forcave të Armatosura.

Ish-drejtori i policisë së Izmirit, Ali Bilkay, zëvendës prefekti i qytetit, Eskişehir Mesut Kesen, prefekti Mehmet Oduncu ishin të përfshirë mes 36 personave që u arrestuan dhe u dërguan në gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button