Seanca të dy komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike dhe për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike janë propozim – ligji për zejtarinë, në lexim të dytë dhe propozim – ligjet për plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet publik privat dhe të Ligjit për energjetikë, të dy në lexim të parë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do të debatojë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për hipotekë të dakorduar, në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button