Carter: Rusia, kërcënim për rendin botëror

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, e ka akuzuar Rusinë për rrezikim të rendit botëror, duke i theksuar inkursionet në Ukrainë dhe qëndrimin për armatimin atomik.

Zoti Carter tha se Rusia po ndërmerr “aktivitete sfiduese” në det, ajër, gjithësi dhe Internet.

Ai theksoi se udhëheqja e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara po i shqyrton mënyrat kreative për ta zmbrapsur Rusinë agresive dhe për t’i mbrojtur aleatët e Shteteve të Bashkuara.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë në Librarinë presidenciale Ronald Reagan në Kaliforni, pas kthimit nga turneu tetëditësh nëpër Azi.

“Më shqetësuese është se kërcënimi i Moskës me armatim atomik, e shtron çështjen e përkushtimit të liderëve rusë për stabilitetin strategjik, respektin e tyre për normat kundër përdorimit të armatimit bërthamor dhe nëse ata e respektojnë kujdesin e madh të liderëve të viteve atomike, që e kanë treguar lidhur me vringëllimin e aramtimit atomik”, tha Ashton Carter.

Zoti Carter, po ashtu, ka shprehur shqetësim për zgjerimin e ndikimit të Kinës dhe rritjes së kapacitetit ushtarak. Por, fjalë më të fuqishme ai ka përdorë kur është shprehur për Rusinë.

Zoti Carter i ka theksuar disa shtylla të rendit ndërkombëtar, për të cilat ai tha se do të mbrohen dhe fuqizohen: zgjidhja paqësore e kontesteve, liri nga detyrimi, respekt për sovranitet shtetëror dhe liri të navigacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button