Toyota ka investuar 1 miliard dollar për “intelegjencën artificiale”

Toyota ka formuar një institut kërkimorë në qendërn teknologjike të silikonit në SHBA, ku pritet të investojë rreth 1 miliard dollarë mbi teknologjitë robotike dhe inteligjencën artificiale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qendrën teknologjike të Silikonit, në veri të Kalifronisë Toyota ka hapur firmën “Toyota Research Institute” me anë të së cilës mendon të shpenzojë rreth 1 miliard dollarë në pesë vite kërkime shkencore.

Akio Toyoda, drejtori i sektorit të motorrit pranë Toyota-s në një deklaratë tha se që nga muaji janarë i vitit 2016 do formojnë një insitut kërkimorë me afro 200 punonjës pranë universitetit Stanford në Palo Alto.

Në këtë kuadër Toyota deklaroi se do të punësojë rreth 200 specialistë nga Universiteti i Stanford. Ajo deklaroi gjithashtu se në krye të këtyre kërkimeve shkencore do të jetë Gill Pratt i cili momentalisht është pjesë e DARPA Robotics Challenge.

Pratt më parë ka qenë edhe në detyra të rëndësishme të ngjashme si në një projekt kërkimorë në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së.

Ndërkohë instituti në fjalë pritet të punojë mbi tema të cilat kanë të bëjnë me prodhimin e automobilave dhe sistemet automatike të frenimit me anë të të cilave tentojnë të ulin numërin e aksidenteve me pasojë vdekjet.

Nga ana tjetër Akio Toyoda i cili prezantoi dhe projektin është shpallur nga revista Forbes si një nga njerzit më të fortë në botë si dhe personalitetin më të fuqishëm të Japonisë.

Në qendrën tekonologjike të luginës së Silikonit në Kaliforni krahas Toyota-s ka edhe firma të tjera të mëdah botërore të cilat punojnë të inkuadruar për të prodhuar automobile inteligjente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button