Pacolli- ambasadorit serb: Askush nuk ka të drejtë pronësore mbi pasuritë e Kosovës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit të Serbisë në UNESCO, të cilit i pati penguar lobimi i Pacollit dhe i Thaçir për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Pacollit në Facebook:

Me një gjuhë të padenjë për një diplomat, me cilësime që ndaj nesh shpesh në Prishtinë janë të ndonjë gojëndyri, apo penëndyri, ambasadori i Serbisë në UNESCO ka reaguar ndaj lobimit tim në Paris, bashkë me ministrin e jashtëm Hashim Thaçi.

Unë dua ta ftoj zotërinë në fjalë të ruajë qetësinë. Nëse është e vërtetë se ne po lobojmë në korridore, atëherë ai që përfaqëson një shtet që po harxhon shumë burime për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, s’duhet të ketë frikë. Apo jo? Ai duhet të ketë më shumë respekt per popullin e vet,që nuk impresionohet nga rrëfimet e tij me këtë gjuhë, sepse është e qartë që në botë, kjo gjuhë nuk funksionon.

Së dyti, si po këshillohet shpesh dhe nga shumë anë, nuk ka asnjë arsye që ky anëtarësim të politizohet, apo të shndërrohet në motiv ndarjeje si ka frikë ministrja e jashtme e Spanjës.
Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare, më shumë vëmendje e kësaj organizate për veprat kulturore, artistike, monumentet e së kaluarës, për arsimin në territorin e atdheut tonë, Kosovës ku banojnë jo vetëm shqiptarë.

Ky shtim vëmendje ndërkombëtare nuk ka lidhje me politikën, me konfliktin, por me pajtimin dhe me paqen, me arsimin, me kulturën e të gjithë banorëve të Kosovës, pa dallim etnie apo feje. Askush nuk ka të drejta ekskluzive pronësore mbi pasuritë kulturore të Kosovës, veç popullit tonë, banorëve të Kosovës./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button