Defekt në anijen kozmike, astronautët shëtitje në hapësirë

Dy astronautë amerikanë, Scott Kelly dhe Kjell Lindgren, mbrëmë i kanë kaluar afro tetë orë në shëtitje jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë, pasi ka pasur rrjedhje të gazit të rrezikshëm të amoniakut nga sistemi i ftohjes, ka thënë Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA. Kjo rrjedhje, që ka ndodhur gjatë rimbushjes së sistemit të ftohjes, nuk paraqiste rrezik për astronautët dhe nuk ishte e domosdoshme që ata të dekontaminoheshin para se të ktheheshin në stacion, ka thënë komentuesi i misionit të agjencisë NASA, Rob Navias. Kjo ishte shëtitja e 190­të në historinë tashmë 15 vjeçare të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë. Shëtitjet e tilla, që bëhen për përgatitjen e stacionit kozmik për pranimin e anijeve të reja të gjithësisë, priten të vazhdojnë vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button