“Mjaft doktoruam, hajde të mësojmë pak”

Kur përmendim fjalën Arsim menjëherë na bën të kuptojmë diçka të mirë diçka që ka të bëjë me dijen,hulumtimin dhe me diçka të bukur. Nëse do të shohësh një popull se sa i suksesshëm është shikojeni arsimin dhe shkollimin e tyre.

Por sa të suksesshëm jemi ne në R.e Maqedonisë?! Them që shumë pak,thënë me një fjalë ne nuk jemi askund atje ku duhet të jemi,me këtë që e them bazohem në faktin që të gjithë shohim se çfarë nxënësish kemi,çfarë studentësh etj. Kjo problematikë kërkon një përkushtim, kërkon një debat shumë të gjerë se përse gjithë këto fenomene negative ndodhin tek ne.

Duhet falënderuar Zotin që ne sot kemi dy universitete në Tetovë,kemi Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës juglindore! Qëllimi i universiteteve,shkollave është që të nxjerrin kuadro të mirëfillta dhe të shëndosha. Parashtrohet pyetja a ndodhë kjo këtu tek ne?! Shumë pak,mund të numërosh në gishta por nuk themi që plotësisht nuk ka asnjë.

Çfarë ka si synim kryesor ministria e arsimit në Maqedoni?! – Ministria për Arsim dhe Shkencë e Republikës së Maqedonisë synon drejt ngritjes së kualitetit të institucioneve arsimore dhe shkencore dhe të ndërtimit të mekanizmave për ndikimin e tyre efektiv dhe efikas. Po tani shtrohet pyetja: A kemi kualitet dhe sa punon ministria e Arsimit në këtë drejtim, përgjigja është: Aspak nuk ju interesohen për këtë fenomen?! Fatkeqësisht fare nuk mërzitet se në çfarë nivelin janë studentët,nxënësit kryesorja numri i të diplomuarve të jetë i lartë,di apo nuk di, e meriton apo nuk e meriton. Por sinqerisht po u’a them: Nuk e di pse më është fiksuar në kokë që sa më shumë që diplomojnë aq më shumë rritet papunësia në vend!

Në R.e Maqedonisë duhet të bëhet reformimi i plotë i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Qëllimet arsimore në ndërtimin e aftësive mendore, shkathtësitë profesionale, kulturën qytetare dhe mirëqenien individuale e shoqërore të qytetarëve të R.Maqedonisë. Zbatimi i metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, të bazuara në standarde dhe objektiva mësimore.

Ku qëndron problemi i gjithë kësaj?! Problemi i gjithë kësaj qëndron se në Arsimin e RM janë të futura aq thellë politikat neo-naziste,sa që kontrollon edhe çdo cep të vogël të arsimit sidomos të arsimit shqiptar,,Për keq”. Kontrollon sistemin,ka në dorë gjithçka, por më e keqja të keqes është se ne nuk kemi Elitë dijetarësh (thënë kushtimisht) që të kuptojnë se çka po ndodhë me popullin e tyre,kush po na shkatërron shkollat,universitetet etj. Do ta kuptojmë një ditë por do të jetë shumë vonë,një fjalë e urtë popullore thotë:  “Kur të vijnë mend të ikin dhentë” !  Shpresoj të vetëdijesohemi si shoqëri në përgjithësi dhe t’i kuptojmë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme! Për këtë mjerim që po ndodh tek ne nuk duhet lënë pa faj as popullin por as udhëheqësit tanë që po na “përfaqësojnë”. Për të qenë të suksesshëm dhe të përballemi me politikat anti-shqiptare si nga Sllavët po ashtu edhe nga disa shqipfolës që bëjnë politikën sllaviste, ne si shoqëri shqiptare në tërësi dhe shqiptar duhet të kemi: Mjek human, Gjykatës të drejt, Mësues e Profesorë të edukuar, Gazetar apolitik dhe Pushtetarë (përfaqësues) të devotshëm, pastaj gjërat do ndryshojnë dhe nuk do jemi në këtë gjendje ku jemi tash,sepse kur ne do të kemi një shoqëri mirë të arsimuar,të vetëdijesuar,edukuar,atëherë jam i bindur që rezultatet pozitive nuk do të mungojnë,sepse vetëdija e lartë do reflektoj në shumë sfera si në sferën e arsimit,politikës etj. Me një fjalë atëherë do të na udhëheqin njerëzit e devotshëm,që me të vërtet e meritojnë atë post që do ta kenë me plotë merita dhe që do zgjidhen nga ana e një shoqëri humane,e drejt,e edukuar,e devotshme etj…

Dhashtë Zoti gjendja jonë të përmirësohet,shkollimi të jetë prioritet por shkollimi me qëllim edukimi e jo shkatërrimi. Po e përfundoj këtë shkrim me një thënie shumë të butë dhe të lezetshme: “Mjaft doktoruam,hajde të mësojmë pak”!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button