Google zbuloi 11 probleme sigurie me impakt të lartë në Galaxy S6 Edge

Google zbuloi se Galaxy S6 Edge kërcënohet nga 11 probleme sigurie të cilat përbëjnë rrezik të lartë për konsumatorët. Këto probleme të sigurisë vinë si rezultat i modifikimit të vetë Android nga Samsung.

Departamenti i Projektit Zero pranë Google tha se përmes këtyre dobësive të sigurisë ishte e mundur të vidheshin të dhëna personale. Një pjesë e madhe e tyre janë rregulluar ndërsa tre probleme të tjera të një niveli më të ulët rreziku akoma janë aty.

Samsung synon që përmes përditësimeve mujore të sigurisë që po planifikon të implementojë do të zgjidhë këto probleme. Ditën e djeshme BlackBerry bëri një deklaratë të ngjashme duke premtuar përditësime mujore në telefonin inteligjent Android, Priv.

Nuk është diçka e papritur që Google ti përkushtohet sigurisë së Android. Ky sistem operativ mobil është pjesë e 1 miliard paisjeve. Android-i është një objektiv tundues për hakerat.

Goditjet më të fundit ndaj sistemit të sigurisë së Android ishte Stagefright. Ndërsa Google ka bërë çdo gjë që të mbajë maluerët larg dyqanit të aplikacioneve Play Store, Stagefright aktivizohet përmes shfletuesit. Siguria e telefonëve Android nuk i është kushtuar asnjëherë kaq shumë rëndësi sesa sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button