PDSH: Qeveria VMRO-BDI i dhuroi gjysmë miliard euro Shtipit, harron Bllacën
Orhan Ibrahimi, deputeti i PDSH-së sot në Kuvend ka akuzuar se Qeveria VMRO-BDI ka ndarë gjysmë miliardë euro vetëm për rrugët që e lidhin Shtipin, ndërsa anashkalohen rrugët nëpër vendbanimet shqiptare, njofton Alsat-M.
“Anashkalohet kufiri me Kosovën edhe pse Maqedonia ka suficit tregtar me Kosovën”, tha Ibrahimi.
Kuvendi i ka dhënë dritë jeshiles kredisë nga Banka Evropiane për zhvillim për ndërtimin e rrugës Shtip-Radovish. Kuvendi hodhi amendamentet e PDSH-së me të cilat kërkohej që një pjesë e kredisë të destinohet për rrugën Shkup-Bllacë.