Kontrabandistët qëllojnë me armë ndaj policisë greke

Policia greke pretendon se gjatë patrullimit në kufirin verilindor me Turqinë, gjatë arrestimit të dy trafikantëve me njerëz është hapur zjarr ndaj tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në momentet e arrestimit të dy trafikantët e dyshuar me gomone përmes lumit Evros, që kalon përgjatë kufirit midis Greqisë dhe Turqisë, transportonin 22 emigrantë, mes tyre edhe shtatë fëmijë. Patrulla Kufitare zbuloi gomonen në të cilën ishin refugjatët sirianët dhe një iranian.

Me këtë rast, policia greke ka arrestuar dy shtetas sirianë, të moshës 31 dhe 44 vjeçare duke i akuzuar si të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Në momentin e arrestimit të emigrantëve dhe të dyshuarve, ndaj pjesëtarëve të policisë greke nga ana turke e lumit janë shkrepur rreth tridhjetë plumba, pretendohet nga trafikantët me njerëz. Policia ishte kundërpërgjigjur me disa të shtënat në ajër, dhe nuk kishte asnjë të lënduar, shtojnë zyrtarët grekë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button