U shënuan “Ditët e të mësuarit gjatë gjithë jetës”

“Ditët e të mësuarit gjatë gjithë jetës” është manifestim  i cili organizohet për herë të 12- të dhe ka për qëllim promovimin e konceptit të mësuarit në vazhdimësi gjatë gjithë jetës.

Ky projekt filloi të realizohet në vitin 2002 dhe tani është kthyer në tradicional.  Në kuadër të këtij manifestimi, çdo vit, organizohet program i cili përbëhet nga evente të ndryshme si konferenca, punëtori, ngjarje kulturore etj.

I pranishëm në këtë ngjarje, Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi, tha:

“Të mësuarit gjatë gjithë jetës paraqet mjet të fuqishëm për zvogëlimin e papunësisë, ndërtimin e kulturës të mësuarit dhe të shoqërisë bazuar në dituri. Ministria së bashku me të gjitha ministritë  e resorit  nga vendet e Evropës Juglindore, është zotua se do të angazhohet për zhvillimin e arsimimit dhe promovimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Miratimi i  Ligjit për arsimimin e të rriturve në vitin 2008 dhe themelimi i Institucionit publik Qendrës për arsimimin e të rriturve, e cila nga viti 2009 i krijon dhe zbaton politikat për arsimin e të rriturve, që janë dëshmi se Maqedonia me të vërtetë është e përkushtuar të punojë dhe veprojë në këto sfera.” Më tej ai thotë se “Gjatë vitit 2014/ 2015, Ministria verifikoi mbi 80 programe për realizimin e programeve për arsimin e të rriturve në  ente të ndryshme, institucione, kompani.” – theksoi Ademi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button