Arrin Piter Van Hojte në Klubin e Deputetëve, vazhdojnë bisedimet

Sot ashtu siç edhe ka paralajmëruar Piter Van Hojte, rreth orës 11 ai ka arritur në Klubin e Deputetëve në Shkup, për t’u takuar me përfaqësuesit e grupeve punuese të partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, raporton Portalb.

Përveç Hojtes, në Klubin e Deputetëve kanë arritur edhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së në krye me Ilija Dimovskin, përfaqësuesit e LSDM-së në kyre me Oliver Spasovskin, përfaqësuesit e BDI-së  në krye me Musa Xhaferin dhe përfaqësuesit e PDSH-së në krye me Bekim Fazliun, , raporton Portalb.

Tanimë kanë nisur bisedimet e grupeve punuese të katër partive, për çështjet e hapura dhe siç u tha edhe mbrëmë nga Piter Van Hojte, për finalizimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button