Burime të inteligjencës amerikane: Ekziston mundësia që rrëzimi i avionit rus të jetë shkaktuar nga bomba e DAESH-it

Burime të inteligjencës amerikane kanë bërë të ditur se ekziston “mundësi e fortë” se rënia e avionit rus në Egjipt të jetë shkaktuar nga një bombë të cilën pak para fluturimit të avionit e kanë vendosur militantët e DAESH-it ose anëtarët e grupeve që janë të lidhura me këtë organizatë famëkeqe terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

CNN, duke u thirrur në burimet e inteligjencës amerikane, ka thënë se ekziston bindje e fortë se me rastin e fluturimit ka shpërthyer bomba që ishte vendosur më parë në avionin rus.

“Ekziston bindje e fortë se rrëzimin e avionit e ka shkaktuar një shpërthim me bombë që ishte vendosur në bagazhin apo ndonjë pjesë tjetër të avionit”, thekson CNN, duke u thirrur në një burim anonim të inteligjencës.

Madje, thuhet se megjithatë agjencitë e zbulimit ende nuk kanë qëndrim zyrtar mbi shkakun e rënies së avionit rus.

Me rastin e rrëzimit të avionit rus të shtunën, jetën e humbën të gjithë 224 pasagjerët dhe ekuipazhi. Në avionin, i cili po fluturonte nga Sharm el-Sheikh, një destinacion i njohur për turistët rusë, drejt Shën Petersburg-ut, ndodheshin 217 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Më parë, ka patur pretendime se avioni është rrëzuar nga militantët e DAESH-it të cilët janë aktivë në atë rajon të Egjiptit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button