Kabineti qeveritar kanadez numëron 15 femra dhe 15 meshkuj

Jasque Trrudeau, kryeministri i ri kanadez në përbërjen e kabinetit të tij ka emëruar 15 femra dhe 15 meshkuj. Kabinetin i tij reflekton p5rbërjen etnike të Kanadasë. Katër ministra janë emigrantë që nuk kanë lindur në Kanada, dy ministra janë aborixhinë, gjashtë janë frankofonë, transmeton Portalb.

Poashtu, për herë të parë është zgjedhur edhe ministër me aftësi të kufizuara fizike.

“Është nder dhe me rëndësi të jem këtu dhe të prezantoj kabinetin qeveritar të Kanadasë që është si Kanada”, tha para gazetarëve Trudeau.

Ai ka premtuar para opinionit se kabineti i tij do të jetë shumë më i hapur dhe transparent se sa qeveria e kaluar.

Në pyetjen gazetareske, se pse ka bërë baraspeshë gjinore në kabinetin e tij, kryeministri kanadez është përgjigjur shkurt: “Sepse jemi në vitin 2015”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button