Van Hojte: Sot do të kenë takim grupet punuese për finalizimin e Marrëveshjes

Lehtësuesi belg Piter Van Hojte për sot ka paralajmëruar takim me grupet punuese të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Sipas tij, katër partitë kanë arritur përparim në disa çështje të hapura të Marrëveshjes së Përzhinos, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare.

Van Hojte ka thënë që grupet punuese do të takohen në ora 11.

“Grupet punuese do të takohen në orën 11.00. Çfarëdo marrëveshje do të duhet të përkrahet nga 4 partitë. Përndryshe marrëveshja nuk do të jetë e mundur”, tha mbrëmë Van Hojte për Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button