Bullgari, policët në protesta për pagat

Në Bullgari vazhdojnë protestat e policëve të cilët janë kundër reformave që parashikojnë zbritjen e përfitimeve të daljes në pension, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e dytë të protestave, qindra policë të cilët shkuan në kufirin me Greqinë dhe rrugën ndërkombëtare e mbyllën trafikun, janë kundër proekt-ligjit i cili parashikon që përfitimet e daljes në pension të cilët marrin prej 20 bruto paga të zbriten në 10 bruto paga.

Policët të cilët e bllokuan trafikun në rrugën ndërkombëtare e cila gjendet në Kardzhali dhe që çon në vendkalimin kufitar Makas, kërkuan që të mos zbatohen reformat të cilët parashikojnë kursim në buxhet dhe reduktim në pagat e Ministrisë së Financave.

Derisa po vazhdonin protestat e policëve, përfaqësues të sindikatave, ministrja e Punëve të Brendshme, Rumyana Biçvarova, ministri i Financave, Vladislav Goranov dhe kryeministri, Bojko Borisov u takuan për të diskutuar çështjen.

Përfaqësuesit e Sindikatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme theksuan se nëse prej takimeve nuk nxirren rezulltate pozitive për kërkesat e tyre, portestat të cilët filluan dje do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button