Filloi zhvendosja e refugjatëve të parë nga Greqia për në vendet e BE-së

Në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara më parë Greqia ka filluar sot procedurën e zhvendosjes së refugjatëve në vendet e tjera të Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Kështu, 30 refugjatët e parë që përbëjnë gjashtë familjet siriane dhe irakiane, sot kanë hipur në avion në Athinë, i cili fluturoi për në Luksemburg.

BE-ja, e cila përballet me një fluks të madh refugjatësh, ka bërë planin për zhvendosjen e mbi 160 mijë refugjatëve nga Greqia, të cilët do të shpërndahen në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Disa vende kanë kundërshtuar planin duke bërë thirrje për “forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së”.

Greqia është ndër vendet që po përballet me fluks më të madh të refugjatëve të cilët nëpërmjet Detit Mesdhe së pari vijnë në këtë vend, nga ku vazhdojnë rrugën e tyre drejt vendeve të Evropës perëndimore.

Pothuajse 600 mijë refugjatë që nga fillimi i vitit kanë arritur në Greqi. Njëkohësisht, po rritet edhe numri i refugjatëve të cilët humbin jetët e tyre duke udhëtuar me varkat e vjetra shpesh edhe nëpër stuhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button